Para disa ditëve kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Darko Dimovski, u shpreh se drejtori i Ndërmarrjes “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” ndaj 30 të punësuarve po sillet si despot dhe se po i shkelë të drejtat e punëtorëve. Madje Dimovski paralajmëroi grevë të punëtorët e kësaj ndërmarrje.
“Caktohen detyra të ndryshme në mënyrë të paligjshme, si magazinier, jo si drejtor, dhe punëtorët tanë janë të detyruar të kryejnë detyra shtesë në një vend pune që nuk është paraparë në kontratën e punës. Nuk mund të dërgojmë hidro-inxhinierë në kabinat e rojeve dhe stacionet e pompimit. Nuk mundet që punëtorët për automjete speciale të ulen në bazë dhe të mos bëjnë asgjë, sepse nuk i pëlqejnë ushtruesit detyre Marjan Mitovski”, deklaroi Darko Dimovski – kryetar LSM.
Ndërsa kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska tha se organizatat sindikale duhet të funksionojnë dhe të mbrojnë të drejtat e punëtorëve e jo të drejtat e atyre që nuk punojnë
“Bëhet fjalë për rishpërndarje të dhjetëra personave dhe atë me rishpërndarje horizontale që do të thotë se këtyre personave nuk i është hequr asnjë e drejtë, nuk i është ulur paga, por janë obliguar të kryejnë detyra të punës. Dy nga këta persona marrin paga mbi 60 mijë denarë, ende e marrin këtë pagë, dy nga këta persona marrin paga të 45 mijë denarëve, ende e marrin këtë pagë, por tani paramendoni, do të duhet të punojnë për këtë pagë”, u përgjigj Danella Arsovska, kryetare e Qytetit të Shkupit
Arsovska gjithashtu shtoi se në Ndërmarrjen “Ujësjellës dhe Kanalizim” një numër i madh i të punësuarve janë kuadro administrativ dhe jo punëtorë teknik, të cilët nuk punojnë dhe marrin rroga.