Sindikata refuzon propozimin për rritje të pagave për 10, kërkojnë paga më të mëdha

Sindikata i Arsimit dhe Shkencës nuk e pranon propozimin e Qeverisë për rritje të pagave në këtë sektor për 10 %, nga muaji prill i vitit të ardhshëm.

Marketing

Pas mbledhjes së mbajtur gjatë ditës së sotme, ata kanë marrë vendim ku Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës i japin hapsirë kohore prej 15 ditësh për ta pranuar kërkesën e tyre për rritjen e pagave për 25% edhe atë nga muaji janar i vitit 2020. Në të kundërtën, prej datës 11 të muajit nëntor, SASHK kërcënohet me grevë gjenerale.

Marketing