Siri, nga sulmi i terroristëve të PKK/YPG-së në Afrin humb jetën 1 fëmijë

Ministria e Mbrojtjes së Turqisë njoftoi se 1 fëmijë ka humbur jetën dhe 2 persona janë plagosur nga 8 goditjet me top dhe raketa nga terroristët e PKK/YPG-së në zonën e operacionit “Dega e Ullirit” në Afrin të Sirisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Organizata terroriste PKK/YPG ka vendosur sërish në objektivin e saj civilët e pafajshëm që punonin në arë. Nga 8 predhat me top dhe raketa që terroristët lëshuan në zonën ku ndodhen arat në zonën e operacionit ‘Dega e Ullirit’ në Afrin u plagosën një nënë dhe fëmija i saj si dhe një banor i fshatit. Derisa fëmija nuk arriti të shpëtojë, objektivat terroriste në rajon u vendosën nën perimetrin e zjarrit”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Ministria e Mbrojtjes paraqiti edhe pamjet lidhur me momentin e rënies së predhave dhe raketave.

Marketing



. .

Marketing