Siril Bomgartner Ambasador i ri i Republikës së Francës në Maqedoninë e Veriut

Këshilltari i Punëve të Jashtme, Siril Bomgartner, është emëruar Ambasador i jashtëzakonshëm dhe autorizuar i Republikës së Francës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në vendin e Kristijan Timonie, i cili është thirrur në funksione të tjera, njoftoi korrespondenti i MIA-s.

Marketing

Emërimi i Bomgartner si ambasador në Shkup u zyrtarizua në gazetën zyrtare të Francës.

Ai deri më tani ka kryer më shumë funksione, ndërsa njëri prej tyre është Zëvendëssekretar i Përgjithshëm për Çështje Evropiane në Key D’Orsej. Ai më parë ka qenë edhe Këshilltari i Parë në Ambasadën franceze në Bullgari.

Marketing