Ballina Lajme Botë Situata drejt përmirësimit në Francë, ja sa persona humbën jetën në 24...

Situata drejt përmirësimit në Francë, ja sa persona humbën jetën në 24 orë

Franca ka deklaruar se situata e krijuar nga koronavirusit po shkon drejt përmirësimit. Në 24 orët e fundit në Francë kanë humbur jëtën 218 persona, ndërsa në total numri i viktimave është 24,594.

Marketing

Edhe pse ky numër tregon një rritje të lehtë krahasuar me një ditë më parë, numri i vdekjeve ditore është ulur gradualisht në këto dy javë.

Franca mban vendin e katërt me bilancin më të lartë të të vdekurve në Europë pas Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Spanjës.

Duke nisur nga data 11 maj, Franca do të nisë lehtësimin e kufizimeve, por maskat e fytyrës do të jenë të detyrueshme gjatë përdorimit të transportit publik dhe në shkolla.

Exit mobile version