Ballina Sport Situata në mes të “Rossonerëve” ultras dhe Donnarumas, flet Paolo Maldini

Situata në mes të “Rossonerëve” ultras dhe Donnarumas, flet Paolo Maldini

15:09 | 2 Maj 2021

Marketing

Gianluigi Donnarumma është bërë “halë” në sy për drejtuesit e Milanit shkaku i rinovimit të kontratës së tij.

Arsyeja e tensioneve nga fitozët ultras është situata e Donnarummas me klubin, shkruan lajmi.net.

Kjo sepse Donnarumma ende nuk ka nënshkruar kontratë me klubin, pasi ai kërkon 10 milionë dhe përgjigja definitive e Milanit është tetë milionë euro në sezon.

“Rossonerët” ultras të quajtur, “Curva del Sud” i kanë dhënë afat 21 vjeçarit deri në ndeshjen me Juventusin ta nënshkruajë kontratën ose ai nuk do të paraqitet më për skuadrën.

Kërkesa e “Curva del Sud” është që të rinovojë sa më shpejtë, para orës 21:45 të së dielës me datën nëntë maj, kur Milani do të përballet me Juventusin, datë ku mund të kuptohet edhe pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve.

Tani, Paolo Maldini ka reauar ndaj zërave se Donnarumma do të mbetet jashtë skuadrës.

“Është e rëndësishme të qartësojmë që askush nuk do të mund të lë jashtë askënd pa vendimin e trajnerit, sa I përket klubit ai brengoset vetëm për qështjet kontraktuale dhe jo kush hyn apo jo në lojë”, tha Maldini.

“Tani për tani, të gjitha tentativat për rinovim do të bëhen në fund të sezonit në mënyrë që të fokusohemi më shumë në kampionat. Ndër të jterash, do të përkujdesemi për futbollistët tone ashtu siç kemi bërë gjithmonë”, përfundoi Paolo Maldini./Lajmi.net/

Exit mobile version