Situata në veri dhe personat e maskuar që janë parë mbrëmë, flet një zyrtar i Policisë së Kosovës

Një zyrtar i Policisë së Kosovës ka folur për zhvillimet e fundit në veri.

Marketing

Ai i ka thënë Radios Evropa e Lirë në kushte anonimiteti se situata në veri të Kosovës është aktualisht e qetë dhe “nuk ka persona të maskuar në rrugë, të cilët janë parë në orët e mëngjesit”.

“Personat e maskuar kanë qenë aty gjatë orëve të natës dhe në mëngjes, por tani janë larguar”, ka thënë ky zyrtar policor.

Aktualisht nuk ka patrulla të policisë në rrugët e Mitrovicës së Veriut, por vetëm në lagjen multi-etnike, Mëhalla e Boshnjakëve.

Mbrëmë u raportua se persona të maskuar janë duke qëndruar në afërsi të “Lagjes së Boshnjakëve” në Mitrovicën e Veriut.

Madje, disa nga ta kanë sulmuar edhe ekipin e gazetarëve të Kallxo.com.

Po mbrëmë një polic i Kosovës është lënduar si pasojë e një sulmi që ka ndodhur ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Serbovc të Zveçanit, bëri të ditur Policia mbrëmë në orët e vona, shkruan Reporteri.net.

Sipas njoftimit, sulmi ka ndodhur rreth orës 23:00 nga persona të armatosur me armë të gjata, nga një automjet i tipit “Audi”, ngjyrë hiri, me targa KM.