Ballina Sport S’ka fitues në derbin Man Utd-Chelsea

S’ka fitues në derbin Man Utd-Chelsea

Ka përfunduar pa fitues ndeshja derbi mes Manchester United dhe Chelseat, e vlefshme për Premierligë.

Marketing

Ndeshja e zhvilluar në “Old Trafford” u mbyll me barazim 1:1, shkruan Gazeta Express.

Pjesa e parë u mbyll ashtu siç edhe nisi, pa gola të shënuar.

Marcos Alonso shënoi për Chelsean në minutën e 60-të për t’i kaluar mysafirët në epërsi.

Por, e shpejtë ishte përgjigjja e “Djajve të Kuq”. Ishte Cristiano Ronaldo i cili shënoi dy minuta më vonë.

Me këtë barazim, Chelsea shkon në kuotën e 66 pikëve në vendin e tretë, gjashtë më shumë se Arsenali në vendin e katërt.

Në anën tjetër, Manchester United mbetet i gjashti me 55 pikë të grumbulluara.

Exit mobile version