S’ka liri për Bobanin, BDI veproi për kauzën e drejtësisë

Boban Ilic nuk do ta ketë luksin të jetë i falur .Kjo ëndërr e tij zgjati shumë pak .Boban ka marrë jetën e një engjulli dhe ai do ta vuaj këtë dënim deri në fund.Pjesa tjetër është një histori politike që duan ta politizojnë një rast kaq tragjik shkruan TetovaSot.
BDI e ndërpreu këtë skenarë të inicuar nga drejtoritë e burgjeve dhe tashmë këto propozime janë tërhequr

Marketing

Bashkimi Demokratik për Integrim ka treguar edhe njëherë forcën institucionale dhe mbrojtjen e dinjitetit shqiptarë .

Zëvendësministri Agim Nuhiu përmes një postimi tha se propozimet për falje të inicuara nga Drejtoritë e burgjeve janë tërhequr nga ana e Ministrisë së Drejtësisë.

“E informojmë opinion e gjërë se Propozimet për falje të inicuara nga Drejtoritë e burgjeve është tërhequr nga ana e Ministrisë së Drejtësisë!

Për kauzën e drejtësisë gjithnjë do të veprojmë!”, shkruan zv.ministri i Drejtësisë, Agim Nuhiu.