S’ka marrëveshje për Prokurorinë Speciale, të premten vazhdon takimi i partive

Grupet e punës të partive kryesore politike në Maqedoninë e Veriut mbrëmë nuk arritën marrëveshje rreth fatit të Prokurorisë Speciale. Opozita maqedonase kërkon që Prokuroria Speciale të humbë autonominë e saj dhe të përfshihet në kuadër të Prokurorisë për krim të organizuar.

Marketing

Megjithatë partitë në pushtet nuk pranojnë propozimin e VMRO-DPMNE. Ministrja e drejtësisë, Renata Deskoska theksoi se në këtë mënyrë ekziston rrezik që të mos ketë lëndë të përmbyllura dhe se sipas saj, Prokuroria Speciale duhet të vazhdojë edhe më tej si organ i pavarur. Ministrja e Drejtësisë shtoi se një nga përcaktimet strategjike për reforma në drejtësi është që Specialja të vazhdojë si organ i pavarur. Takimi i radhës i grupeve të punës të partive është caktuar për ditën e premte.