S’ka rrugë me lloç në Saraj, Blerimi i asfaltoi dhe i bëri të gjitha me bekatona (FOTO)

Kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti, ka promovuar sot, projektet e përfunduara në vendbanimin Rashçe, ku janë shtruar me pllaka të bekatonit tre rrugica. Në kuadër të këtij projekti komuna e Sarajit ka shtruar 20 mijë metër pllaka bekatoni, ku janë përfshi të gjitha vendbanimet e komunës së Sarajit, sipas nevojave të vendbanimeve dhe që kanë qenë premtim i kryetarit Blerim Bexheti.

Marketing

Bexheti gjithashtu ditë më parë përfundoi punët edhe në disa shkolla të komunës së Sarajit si dhe ndërtimin e Sallës së sportit, një nga premtimet kryesore të Bexhetit ka qenë edhe përmirësimi i kushteve në arsim që shihet ditëve të fundit ku kryetari i Sarajit ka përfunduar me rregullimin e oborreve, ndërtimin e klasave me nxemje, dysheme, dritare gjitha këto për të mirën e nxënësve të kësaj komune.

Me ardhjen e Bexhetit në krye të komunës, Saraji ka nisur të merr frymë më ndryshe, viteve në vijim Saraji do të jetë edhe pika kryesore e turizmit në Maqedoni./TS/

 

Marketing