S’ka teste të shpejta në shumë qytete

Zbatimi i testeve të shpejta nuk ka nisur në të gjitha qytetet, edhe pse kërkesa e qytetarëve për një diagnostikim të shpejtë të virusit korona është tejet e lartë. Ndonëse në Shkup testet e shpejta kanë nisur gati më një muaj, vetëm 30 kilometra në veri të kryeqyteti, në Kumanovë qytetarët kanë dëgjuar vetëm në media për testet e shpejta.

Marketing

Nga Shtëpia e Shëndetit në këtë qytet shprehen të gatshëm për të nisur me testet antigjene, por thonë se janë në pritje të dërgesave nga Ministria e Shëndetësisë. Nga ky dikaster thonë se testet e shpejta në Kumanovë do të nisin nga e mërkura.

Marketing