Skadon afati për aplikime për subvencionimin e pagave për muajin prill

Në mesnatë skadon afati në të cilin kompanitë mund të dorëzojnë kërkesë deri te Drejtoria e të Ardhurave Publike për masën për pagesë të pagave për muajin prill të këtij viti në vlerë deri 14.500 denarë në muaj për një të punësuar. Aplikimi për këtë masë qeveritare për mbështetje të kompanive më të prekura nga kriza e shkaktuar nga virusi korona filloi më 1 maj, ndërsa deri më tani kërkesë kanë dorëzuar mbi 19.000 kompani.

Marketing

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dje u bëri thirrje të gjitha kompanive të cilat i përmbushin kushtet për masën për mbështetje të pagave, të aplikojnë për marrjen e ndihmës dhe theksoi se pret që këtë ta bëjnë një numër i madhe i tyre.

“Në dy muajt e kaluar si rezultat i pasojave negative të cilat i ka shkaktuar koronavirusi mbi ekonominë, Qeveria miratoi në sërë masash për mbështetjen e kompanive më të mëdha, por edhe për qytetarët më të rrezikuar. Se masat janë fokusuar që t’i japin rezultatet më të mira mbi ekonominë tregon edhe interesi i madh i kompanive dhe qytetarëve për shfrytëzimin e tyre. Më gëzon fakti që në përfundim me ditën e sotme mbi 19.000 kompani kanë parashtruar kërkesa për masat për mbështetje financiare për pagesën e pagave për prill dhe maj në vlerë deri në 14.000 denarë në muaj për të punësuar”, the Bekteshi në konferencën e djeshme për shtyp.

Ai shtoi se me këtë masë, mundësohet vazhdimësi të proceseve të punës dhe sigurohet bazë për pagesë të rregullt të pagave dhe kontributeve me ç’rast krijohen kushte serioze që të ruhen vendet e punës.

Kërkesë për mbështetje financiare dorëzohen deri te Drejtoria e të Ardhurave Publike përmes sistemit e-tatime, më së voni deri më 7 maj, për pagesë të pagave të prillit, gjegjësisht deri më 7 qershor për pagesën e pagave për muajin maj.