Ballina Lajme Maqedoni Skandal në Ambasadën turke Ivanov prezantohet si president, Xhaferi në shenjë revolte...

Skandal në Ambasadën turke Ivanov prezantohet si president, Xhaferi në shenjë revolte largohet nga eventi

Me rastin e 96 vjetorit të Republikës së Turqisë, Ambasadorja e Republikës së Turqisë, Tulin Erkal Kara, organizoi pritje në Shkup, shkruan Lokalno.mk.

Marketing

Në këtë event morën pjesë kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi, Ministrja e Drejtësisë Renata Deskovska, ish-Presidenti Gjorge Ivanov dhe gruaja e tij, zëvendësministra, drejtorë dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve shtetërore.

Pritja u pasua nga një skandal për shkak të të cilit Kryetari i Parlamentit Xhaferi u largua në shenjë proteste kur ambasadorja u ftua të mbajë fjalim para të ftuarve. Edhe pse kryetari i Parlamentit ishte i pranishëm si organi më i lartë shtetëror në këtë pritje, ai nuk ishte në vendin e merituar dhe në shenjë proteste lëshoi sallën.

Po ashtu ambasadorja gjatë fjalimit ish presidentin Ivanov e prezantoi të parin dhe si president aktual

Marketing
Exit mobile version