Serbia pësoi humbje nga Brazili në ndeshjen e parë të Kupë së Botës “Katar 2022”.
Në fakt, brazilianët e dominuan tërësisht këtë ndeshje, të cilën në fund e fituan me rezultat të pastër 2:0.
Mirëpo, për skandale të llojit të tyre, u përkujdesën tifozët serbë dhe futbollistët e kësaj përfaqësueseje.
Ata shpalosen një flamur me ngjyrat e shtetit serb, teksa në të ishte harta e Republikës së Kosovës.
Përveç kësaj, i njëjti flamur është parë edhe në dhomën e reprezentacionit të Serbisë.
Në këtë flamur është mbishkrimi “Nema Predaje”, që në shqip bie “Nuk ka dorëzim”.
Kjo paraqet thyerje të rregullave dhe pritet në vijim të shihet nëse FIFA do të reagojë ndaj këtij akti. /Express