Ballina Sport Skandaloze, kamerat kapin momentin kur Gattuso ia ‘prish’ fytyrën Rrahmanit

Skandaloze, kamerat kapin momentin kur Gattuso ia ‘prish’ fytyrën Rrahmanit

Atalanta sonte (e diele) mposhti Napolin me rezultat bindës 4 – 2.

Marketing

Në këtë ndeshje nga minuta e parë ishte edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, shkruan lajmi.net.

Edhe pse kishte mundësi ta zëvendësonte, njësoi si secilin lojtar, trajneri Gennaro Gattuso e la të zhvillonte ndeshjen e plotë.

Mirëpo, në fundin e ndeshjes, kamerat kanë kapur momentin, kur Gattuso ia ‘prish’ fytyrën Rrahmanit.

Disa media italiane, raportojnë se tekniku italian më pas e përqafoi kosovarin, derisa shumica e mediave të tjera e shohin si akt skandaloz.

Por, në një video nga ESPN, shihet qartë se Gattuso më pas përqafoi yllin e Kosovës, duke konfirmuar se dyshja kanë raporte të mira.

Marketing
Exit mobile version