Kryetari i ASH-së Ziadin Sela dhe ai i Alternativës, Afrim Gashi duket se janë bërë bashkë edhe me rastin e 2 Majit duke mos uruar e as përkujtuar shënimin e fillimit të luftës së UÇK-së dhe shpalljen e Zonës së Lirë në Karadak të Kumanovës, informon BLIC.MK
Gjatë ditës së sotme kur edhe është shënuar kjo ditë me shumë manifestime në komunën e Likovës, Sela dhe Gashi nuk e kanë parë të rrugës të lëshojnë as edhe një urim për nderë të ish luftëtarëve të UÇK-së dhe të rënët në luftën e vitit 2001.
Të paktën në faqen e tyre zyrtare në rrjetet sociale deri në këtë moment nuk është parë asnjë postim.