Skema e mashtrimit me diplomat false në shkollën “Wisdom”, Prokuroria e Tiranës nis hetimet

Skema e mashtrimit me diplomat false në shkollën “Wisdom”, Prokuroria e Tiranës nis hetimet
Prokuroria e Tiranës ka nisur hetime në lidhje me skandalin për dhënien e diplomave false që kolegji Wisdom jepte në vendin tonë në këmbim të pagesave.

Marketing

Hetimet kanë nisur prej muajit korrik, pas kallëzimit të rektorit Bajram Hysaj me pretendimin se në disa raste atij i ishte falsifikuar firma.

Njoftimi:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë mbi bazën e kallëzimit të shtetasit S.C në cilësinë e administratorit të shoqërisë “Wisdom ” shpk ka regjistruar procedimin penal nr. 4148 të vitit 2024 për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve shkollore” parashikuar nga neni 187/2 të Kodit Penal.

Çështja është në fazen e hetimeve dhe informacion më i detajuar në lidhje me veprimet hetimore në këtë fazë nuk mund t’u vihet në dispozicion përshkak të sekretit hetim.