Deputeti i pavarur, Skender Rexhepi-Zejd përmes një poistimi në rrjetin social facebook ka kritikuar Alternativën dhe Aleancën për Shqiptarët për mbështetjen që i dhanë kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska. Postimi i plotë:
KEQARDHJA NUK UA ZBUT HALLET SHQIPTARËVE
Para zgjedhjeve lokale 2021, të kota ishin fjalët tona që koalicioni me VMRO-në dhe përkrahja e Danellës do të ishin dëshmi e papjekurisë politike të liderëve të Koalicionit ASH-AAA, ( kjo, pasiqë ata veçse kokë në vete kishin vendosur një koalicion të tillë).
Ndërsa sot, ata ndjehen të zhgjënjyer nga ai koalicion dhe ajo përkrahje.
Për fat të keq, në proceset politike nuk mjafton të pranosh se përkrahja e Danellës paska qenë gabimi më i madh, por duhet reaksione konkrete politike, ngase keqardhja e juaj nuk ua zgjedh hallet shqiptarëve të larguar nga puna.
1. Hapi i parë që duhet bërë është që këshilltarët shqiptar në qytetin e Shkupit të bllokojnë këshillin e qytetit dhe të mos lejojnë të zhvillohet asnjë seancë deri në zgjidhjen e problemit.
2. Hapi i dytë është që partitë përkrahëse të Danellës (ASH dhe Alternativa) të dalin në protesta dhe t’i bllokojnë zyret e saj gjithnjë deri në përmirësimin e gjitha pisllëqeve që ajo i ka bërë ndaj shqiptarëve deri sot.
Fundja ajo do të mbetet pjesë e turpshme e historisë si kryetarja më e paaftë dhe si antishqiptare e përbetuar, mirëpo edhe përkrahësit e saj do të mbahen mend si ndihmës të së keqës ndaj shqiptarëve.
Në politikë nuk pranohet fjala SORRY!!!” – ka shkruar Rexhepi. https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid02HshrErB6JeSzBBXqcrDYL1z1Ao746N4XqhCatpxcme37rg3o197MEwcLuwU1SNkal&id=1175130696&mibextid=Nif5oz