Skender Rexhepi -Zejdi drejt kthimit në Lëvizjen BESA?!

Mos pajtime të shumta po ndodhin në kampin politik opozitar shqiptar. Siç mëson portali TetovaSot deputeti i Alternativës Skender Rexhepi – Zejdi, ka shfaqur pa knaqësitë e para në subjektin e tij politik por edhe të koalicionit ASH-AAA. Siç mësohet ASH i ka ofruar AAA-së shkrirjen në një subjekt të vetëm politik. Këtë ofertë deputeti Rexhepi e ka kundërshtuar kategorikisht, madje duke ua bërë me dije se ai do të kthehet në Lëvizjes BESA.

Marketing

Po të njëjtat burime informojnë se Skender Rexhepi ka nisur kontaktet me Lëvizjen BESA. Asnjëra palë nuk flasin për këtë gjë dhe nuk jepen më shumë detaje në lidhje me këtë lëvizje në spektrin politik shqiptarë./TS/