Skot: Mund të ketë marrëveshje finale nëse ka guxim

Ambasadori amerikan në Beograd, Kajl Skot ka deklaruar për Radio Televizionin e Kosovës se këtë vit do të mund të vihej deri te një marrëveshje gjithëpërfshirëse, nëse pala kosovare dhe ajo serbe kanë guxim dhe liderizëm.

Marketing

“Festivali ‘Mirëdita, dobar dan’ është ngjarje në të cilë paraqiten kultura të ndryshme dhe kjo nuk duhet të politizohet”, vlerëson ambasadori amerikan në Serbi.

Ai mbrëmë ka marrë pjesë në koncertin e ansamblit të Kosovës “Zanat”, i cili interpretoi muzikë të vjetër shqiptare në kuadër të festivalit “Mirëdita, dobar dan”.
Skot tha se porositë kryesore të këtij festivali janë harmonia, pajtimi dhe pranimi i kulturave të njëri-tjetrit.

I pyetur se a po hyhet vërtetë në fazën e fundit të bisedimeve për normalizimin e raporteve mes Kosvës dhe Serbisë, ambasadori amerikan theksoi se kjo do të varet nga sjellja dhe guximi i të dyja shteteve.

“Mendoj se e kemi mundësinë e shkëlqyer këtë vit që të shkohet drejt marrëveshjes gjithëpërfshirëse dhe normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, nëse ekziston liderizmi shtetëror në qeveritë e të dyja shteteve. Duhet guxim dhe liderizëm”, ka thënë Skot.

Marketing