Skyshowtime konfirmon datën e publikimit për serialin muzikor Grase: Rise of the pink ladies

L-R: Tricia Fukuhara as Nancy Nakagawa, Marisa Davila as Jane Facciano, Cheyenne Wells as Olivia Valdovinos and Ari Notartomaso as Cynthia Zdunowski in Grease: Rise of the Pink Ladies episode 2, season 1, streaming on Paramount +, 2022. Photo Credit: Eduardo Araquel/Paramount+

Me aktorët Marisa Davila dhe Çejen Izabel, sezoni me dhjetë episode do të transmetohet ekskluzivisht në SkyShowtime nga 7 prilli, me dy episode në dispozicion që nga publikimi

Marketing

Shiko trailerin këtu:

SkyShowtime sot konfirmoi datën e publikimit të serialit të ri Grease: Rise of the Pink Ladies. I prodhuar nga Paramount Television Studios, seriali i ardhshëm muzikor do të shfaqet në SkyShowtime të premten më 7 prill, me episodet e reja të sezonit prej 10 episodesh në transmetim çdo javë të premte.

Seriali muzikor zhvillohet katër vjet përpara origjinalit Grease; në vitin 1954, përpara sundimit të rock ‘n’ roll-it, përpara se T-Birds të ishin më të këndshmet në shkollë, katër të përjashtuara e të mërzitura guxojnë të argëtohen sipas kushteve të tyre, duke ndezur një panik moral që do të ndryshojë përgjithmonë Rydell High.

Seriali interpretohet nga Mariza Davila në rolin e Xhejnit dhe Çejen Izabel Uells në rolin e Olivias, Ari Notartomazo në rolin e Sithnias, Trisha Fukuhara në rolin e Nensit, Shanel Bejli në rolin e Hejzëllit, Medizon Tompson në rolin e Suzanës, Xhonatan Nives në rolin e Riçit, Xhejzon Shmit në rolin e Badit, Maksuell Uiting në rolin e Wollit dhe Xheki Hofman në rolin e Astit,drejtori MekGi.

I shkruar dhe i prodhuar nga Anabel Ouks (transparente si pakkush), e cila shërben gjithashtu si drejtuese dhe regjisore. Marti Bouen dhe Uik Godfrej, producentë ekzekutivë të Temple Hill, Adam Fishbah gjithashtu producent ekzekutiv dhe Alithia Xhons (Made For Love, Dollface, Evil) ishin regjisorë të projektit pilot, të dy episodeve të tjera dhe producente ekzekutive. Erik Feig dhe Sejmi Kim Falvi, producentë ekzekutivë përmes PICTURESTART dhe është prodhuar nga Grejs Gillroi. Koreografia nga Zhamal Sims, i cili ishte dhe regjisor, si dhe muzika nga kandidati për çmimin GRAMMY dhe producenti ekzekutiv i muzikës, XhastinTrante.

Shërbimi SkyShowtime është në dispozicion drejtpërdrejt te konsumatori nëpërmjet aplikacionit SkyShowtime në Apple iOS, tvOS, pajisjet me Android, Android TV, Google Chromecast, LG TV, Samsung dhe përmes ueb faqes : www.skyshowtime.com. Çmimi mujor i SkyShowtime është [markets to localise].

PËRFUNDON.

Për më shumë detaje, vizito:
Faqja e internetit: www.skyshowtime.com
Salla e shtypit: corporate.skyshowtime.com
LinkedIn: www.linkedin.com/company/skyshowtime
Twitter: www.twitter.com/SkyShowtime

Rreth SkyShowtime
SkyShowtime është shërbimi fantastik i transmetimit që vjen së shpejti në Evropë, duke nisur publikimin në mbi 20 tregje që përfshijnë mbi 90 milionë familje. Tani në dispozicion në Shqipëri, Andorrë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Bullgari, Kroaci, Çeki, Danimarkë, Finlandë, Hungari, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, Norvegji, Holandë, Poloni, Portugali, Rumani, Serbi, Sllovaki, Slloveni, Spanjë dhe Suedi.

Një sipërmarrje e përbashkët e Comcast dhe Paramount Global, SkyShowtime sjell argëtimin, filmat dhe serialet origjinale më të mira nga markat ikonë të Universal Pictures, Paramount Pictures, Nickelodeon, DreamWorks Animation, Paramount+, SHOWTIME®, Sky Studios dhe Peacock. SkyShowtime do të jetë gjithashtu shtëpia e një numri produksionesh lokale, si dhe serialeve origjinale të SkyShowtime.

Marketing