Slloveni, hapet xhamia e parë pas 50 vitesh pritje

Sot u inaugurua në Ljubljanë xhamia e parë në Sloveni, duke kapërcyer kështu pengesat financiare dhe kundërshtimin e nacionalistëve, më shumë se një gjysmë shekulli pas depozitimit të kërkesës së parë të ndërtimit.

Marketing

Xhamia është rezultat i një kërkese autorizimi, e paraqitur në vitet gjashtëdhjetë, kur ky vend alpin me dy milionë banorë ishte akoma pjesë e Jugosllavisë komuniste.

Fondet e nevojshme u grumbulluan vetëm 15 vjet më parë dhe kundërshtarët kanë apeluar më shumë se një herë për ta ndaluar projektin.

Pas besimit katolik, që ka shumicën dërrmuese, Islami është feja e dytë e këtij vendi, që praktikohet nga 2,5% e popullsisë, sipas regjistrimit të fundit të vitit 2002.

Marketing