Sllovenia kërkon 5.000 punëtorë nga Maqedonia e Veriut

Sllovenia kërkon më shumë se 5,000 punëtorë nga Maqedonia. Doktorët, infermieret, kujdestarët, ndërtuesit dhe shoferët e kamionëve janë profesione më të kërkuara. Përveç pagës fillestare mesatare prej 1,500 euro, ata ofrojnë edhe mundësi të tjera për të tërhequr punonjës.
Ne u gjejmë apartament, e mobilojmë, paguajmë qiranë, paguajmë kurse, sepse ata duhet të mësojnë gjuhën sllovene brenda një viti, me nivel B1 për shkrim dhe C2 për të folur, tha Helena Blazhdin Voshnjar.

Marketing

Sllovenët janë të kënaqur me eksperiencën që kanë pasur deri tani. Maqedonasit kanë qenë të punësuar të zellshëm dhe të aftë, plot dijeni. Prandaj, ata po organizojnë për herë të dytë një panair për punësim në vend.

Vitin e kaluar kemi lëshuar 4,400 leje pune për punëtorë nga Maqedonia e Veriut, ndërsa këtë vit, për 10 muaj, 3,600. Kemi nevojë për kuadër, prandaj lejet e punës po rriten vazhdimisht. Paga minimale në Slloveni është më e lartë se sa në shumë vende të tjera.

Këtu janë të pranishëm mbi 22 punëdhënës që kërkojnë mbi 5,000 punëtorë. Çdo vit, në Agjencinë e Punësimit, punëdhënësit kërkojnë 150,000 punëtorë. Kjo është arsyeja pse ne jemi këtu, për t’u ndihmuar atyre dhe ekonomisë së vendit tonë, tha Sandi Mekeji.

Për ata që janë të papunë ose dëshirojnë të largohen nga vendi, kjo është një mundësi e mirë për një të ardhme më të ndritur.