Snopçe: Edhe ASH e gatshme të dal nga Qeveri, nëse Mickoski e ka seriozisht

Lidhur me kushtin e kreut të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, që partia e tij të hyjë në qeveri me shumicë të zgjeruar, por pa BDI-në, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të Aleancës për Shqiptarët (ASh), Halil Snopçe, ka folur ekskluzivisht për CIVIL Media.

Marketing

“Do të dalim nga qeveria, do të mbështesim çdo marrëveshje mes LSDM-së dhe VMRO-së dhe le të miratohen ndryshimet kushtetuese. Nëse realisht mund ta çojmë vendin drejt fillimit të negociatave me BE-në”, ka deklaruar Snopçe.

“Pra, kjo nuk është diçka e re në diskursin e politikanëve maqedonas. Historia, për fat të keq, përsëritet. Tendenca është që në mënyrë indirekte të ndihmohet BDI-ja. Dhe tani kuptohet se do të ketë reagime, pastaj kundërreagime, pastaj spinime, të shoqëruara me kundërspina, që sërish e vendos BDI-në në qendër të vëmendjes si aktor politik. VMRO-DPMNE ka kohë që punon në këtë drejtim. Reagimet e VMRO-DPMNE-së kundër Bechtel-it dhe Enkës, reklamat e bëra së fundmi nga VMRO-ja për Grubin, për Osmanin dhe figura të tjera të BDI-së janë pikërisht në këtë drejtim”, tha Snopçe për CIVIL Media.

Snopçe thotë se lideri i opozitës nuk i bën këto deklarata në afekt, apo në mungesë informacioni dhe inteligjence.

“Nuk mendoj se z. Mickoskit i mungon inteligjenca kur bën deklarata të tilla. Mungesa e inteligjencës në deklarata nuk mund të kompensohet me deklarata populiste, sepse ato ndonjëherë mund të jenë të rrezikshme. Bixhozi me demokracinë përfaqëson në fakt një tendencë për të zëvendësuar normalitetin me anomali, gjë që nuk është e mirë për shtetin. Pra, kjo deklaratë, nëse nuk ka tendencë të drejtpërdrejtë për t’i shërbyer BDI-së, atëherë, nëse z. Mickoski nuk është aktori i ri që vazhdon traditën e krijuar tashmë të nisur nga Gruevski, e që vazhdoi Zaev, atëherë këtë do ta komentoja si një lloj skizofrenie politike”, tha Snopçe në një bisedë ekskluzive për CIVIL Media.

Mirëpo, përfundon ai, nëse VMRO-DPMNE vërtet mendon kështu, atëherë ne si Aleancë për Shqiptarët nuk do të krijojmë asnjë problem dhe asnjë pengesë.

“Nëse Mickoski është serioz në deklaratat e tij, edhe Aleanca është e gatshme të largohet nga qeveria, ne do të mbështesim çdo marrëveshje mes LSDM-së dhe VMRO-së”.