Sofje: Protestë kundër vendimit të Makronit për bllokimin e Shkupit dhe Tiranës

Dhjetëra intelektualë, personalitete publike dhe qytetarë janë tubuar sonte para Ambasadës së Francës në Sofje që të shprehin mospajtimin e tyre me vendimin e presidentit Emanuel Makron që të bllokojë fillimin e negociatave të Shkupit dhe Tiranës me Bashkimin Evropian.

Marketing

Siç ka njoftuar BGNES, pjesëmarrësit kanë brohoritur “Bullgaria dhe Maqedonia nën një qiell”, “Jo hipokrizisë, po Maqedonisë”.

“Ne jemi dëshmitarë të ringjalljes së aleancës franceze-serbe që viteve të fundit ka qenë i ‘lënë pas dore’ dhe që ka qëllim të bllokojë të ardhmen evropiane të Maqedonisë”, ka deklaruar eksperti dhe publicisti i njohur për Ballkanin, Ivan Nikollov.

Pjesëmarrësit në tubim kanë ftuar Makronin të rishikojë vendimin e tij, të jetë në lartësinë e burrështetasve të mëdhenj francez- Sharl de Gol dhe Zhak Shirak dhe të mos e vendos në rrezik stabilitetin dhe sigurinë e Ballkanit në një moment aq kompleks historik.

Në letrën deri te Makroni, të cilin e ka pranuar përfaqësues i Ambasadës, organizatorët e protestës kanë ftuar presidentin francez të mos lejojë “RMV të zhytet në kaos politik”.

Marketing