Sondazh/Kush punoi më shumë për Gostivarin, Nevzat Bejta kryeson bindshëm

Në një sondazh të zhvilluar në rrjetin social “Gostivari” nënkryetari i BDI-së, Nevzat Bejta kryeson bindshëm përballë kryetarit aktual Arben Taravari dhe ish kryetarit, Rufi Osmani.

Marketing

Në pyetjen se: “Kush punoi më shumë për Gostivarin”, Bejta kryeson sondazhin me 63% të votave, Arben Taravari me 25.5% dhe Rufi Osmani me 11.4%. Nga gjithsej 188 vota totale 116 janë për Nevzat Bejtën, 47 për Arben Taravarin dhe 21 për Rufi Osmanin.

Bejta kryeson bindshëm edhe tej komentet e sondazhit: Pa hile: Nevzat Bejta, Projekte kapitale Nevzat Bejta, Bejta, O dijet se kush Nevzat Bejta, Nevzat Bejta. Ka komente që mendojnë që Rufi Osmani ka realizuar projekte. E për Arben Taravarin ka vetëm një koment pozitiv dhe vjen nga shoferi i tij personal, Ali Ramadani. “Taravari:, shkruan ai.

Tek lista e votuesve shihen të kenë votuar eksponentë të lartë të partive politike. Tek Taravari votat kanë ardhur kryesisht nga bashkëpunëtorët e tij, siç janë shefja e Arsimit Aslian Snopçe, Shefi i kabinetit Valbon Limani, Jeton Xhemaili nga kabineti i tij, Aferdita Mislimi-Hamza, Blerina Selmani, Ximi Saliji, Vlerim Iseni, Faton Abdullai dhe Albion Iseini punonjës në komunë apo Ndërmarrjet Publike dhe Seadin Ejupi avokat i komunës.