Sondazh:BDI trefish më e madhe se ASh dhe Besa

Rezultatet e sondazhit të fundit të IPSOS-it të realizuar për nevojat e partisë opozitare, tregon se 19 për qind e të anketuarve do të votonin për VMRO-DPMNE-në në zgjedhjet e ardhshme, ndërsa 9 për qind për LSDM-në derisa Levica me 5 për qind të votave në sondazh.

Sipas anketës, 6 për qind e të anketuarve do të votonin për BDI-në, ndërsa dy për Aleancën dhe një për qind për Alternativën, BESA-në dhe PDSH-në.

Marketing

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti në anketë është vlerësuar me 3%, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sipas rezultateve të anketës vlerësohet me 7%, kryeministri Dimitar Kovaçevski me 4%, kurse Apasiev me 3%, derisa kryetarët e partive opozitare shqiptare nuk janë vlerësuar aspak në këtë anketë.

Anketa është kryer nga data 2 deri më 21 shtator me 1025 të anketuar. 

Marketing