Bashkimi Demokratik për Integrim vazhdon të rritet e të forcohet për çdo ditë e më tepër.
Këtë e dëshmon edhe sondazhi i fundit i realizuar nga mkd.mk.
Ky sondazh është tregues se Bashkimi Demokratik për Integrim është më e fortë se sa të gjitha partitë tjera bashkë.
Në rast të zgjedhjeve eventuale parlamentare Bashkimi Demokratik për Integrim do të fitonte 8.2% të votave.
Aleanca për Shqiptarët do të ishte partia e dytë, me 3.7%, kurse Lëvizja Besa e treta me 2.3%. Alternativa do të ishte partia e katërt me 0.7% të votave.
Qytetarët gjithashtu vazhdojnë të rrisin besimin edhe tek lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim.
Sipas sondazhit, kreu i Integristëve, Ali Ahmeti gëzon më shumë besim tek qytetarët se sa Ziadin Sela, Arben Taravari, Bilall Kasami e Afrim Gashi bashkë.
Sipas listës Ali Ahmeti gëzon 5.1% të qytetarëve dhe është lideri më i besueshëm shqiptarë kurse pas tij vijnë Bilall Kasami me 1.5%, Arben Taravari me 1.4%, Ziadin Sela me 1.1%, Afrim Gashi me 0.3% e të tjerë.