Ballina Aktuale Sondazhi: Nikolla Gruevski me rejting më të madh se sa Hristijan Mickoski

Sondazhi: Nikolla Gruevski me rejting më të madh se sa Hristijan Mickoski

“Focus” publikon të hënën sondazhin më të fundit të opinionit publik për disa tema aktuale.

Marketing

Gjëja më interesante në këtë hulumtim, që mendojmë se do të tërheqë vëmendjen e qytetarëve dhe natyrisht edhe të opinionit ekspert, është se si përplasja mes Mickoskit dhe Gruevskit ndikon në vlerësimin e opozitës VMRO-DPMNE.

Anketa tregon se sipas perceptimit të qytetarëve në këtë moment, përçarjet e mëdha në VMRO-DPMNE e kanë dobësuar partinë dhe po e zvogëlojnë rejtingun e partisë.

Përçarja e brendshme tenton të reflektohet në zgjedhje. Nëse ndodh që një subjekt i ri politik apo përkrahës të Nikolla Gruevskit të dalin në zgjedhje me lista të veta, siç spekulohet në qarqet politike si opsion i mundshëm, atëherë padyshim se kjo do ta dëmtojë drejtpërdrejt VMRO-DPMNE-në.

Pas anketës së IRI-së, ky është sondazhi i dytë që tregon një vlerësim më të lartë të Nikolla Gruevskit në raport me Hristijan Mickoskin, por edhe në raport me Kovaçevskin. Edhe pse Gruevski ka një avantazh të vogël prej 0.6%, nga pikëpamja e analizës politike vlen të theksohet.

Mbetet për t’u parë nëse kjo do të bëhet trend apo vetëm një pasqyrim afatshkurtër i pakënaqësisë së përgjithshme të qytetarëve ndaj të gjithë politikanëve.

“Focus” tashmë e ka analizuar konfliktin Mickoski-Gruevski si pjesë e një sërë kalkulimesh në VMRO-DPMNE. Po të hedhësh një vështrim prapa, pothuajse nuk ka lider të VMRO-së që të mos ketë hyrë në një konflikt serioz me paraardhësit apo pasardhësit e tij.

Si ndikon kjo përplasje e brendshme në opinionin e qytetarëve për LSDM-në, cili është qëndrimi i tyre ndaj masave ekonomike të Qeverisë, sa përkrahje ka për BE-në dhe ndryshimet kushtetuese? Nesër, e hënë, Focus publikon sondazhin e plotë.

Exit mobile version