Sonte në “Air Albania” meçi mes Florian Markut dhe Miguel Parra Ramirez

Sonte do të zhvillohet meçi mes bokserit shqiptar, Florian Marku, dhe atij meksikan, Miguel Parra Ramirez.

Marketing

Marku, i cili njihet me nofkën “Mbreti Shqiptar”, ka shansin për të marrë edhe një titull di kampion botëror.

Ende i pamposhtur, 29-vjeçari do të luftojë në kryeqytetin e vendlindjes së tij, Shqipërinë, për titullin WBC Silver Interim në peshën e lehtë.

Për meksikanin Ramires kjo është lufta e dytë jashtë Meksikës, ndërsa Marku bën një kthim në shtëpi.

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 18:00.

Dyshja takohen në stadiumin “Air Albania”, me kapacitet prej 20,000 ulësesh, ku të gjitha biletat janë shitur.