Sonte nisin sfidat e Ligës së Kampionëve në Lisbonë

Për shkak të pandemisë “COVID-19”, UEFA ka vendosur që fazat e mbetura të kompeticionit më të rëndësishëm për klube të zhvillohet në Portugali. Ekipet e para që do zbresin në fushë janë Atalanta dhe PSZH, të cilat do të përballen në stadiumin “Da Luzh” me fillim në orën 21:00.

Marketing

Skuadra italiane mbetet një nga befasitë më të bukur të këtij sezoni, ku do tentojë befasinë ndaj njërit prej favoritëve kryesor, edhe pse do të luajë pa Josip Iliçiç.

Ndërkohë, edhe pse është ftuar në skuadër, Kilian Mbape pritet ta nis ndeshjen nga stoli – teksa Nejmar dhe Mauro Ikardi pritet t’i prijnë vijës së sulmit.

Fituesi i kësaj ndeshje në gjysmëfinale pret fituesin e takimit Lajpcig – Atletiko Madrid.