Sonte përcaktohen finalistët e Ligës së Evropës

Pas Ligës së Kampionëve, sonte do të përcaktohen edhe finalistët e Ligës së Evropës për këtë edicion.

Marketing

Dueli më interesant pritet të zhvillohet në “Ramon Sanchez Pizjuan” me Sevillan që e pret Juventusin, shkruan lajmi.net.

Ndeshja e parë gjysmëfinale në Torino u përmbyll 1:1, andaj sfida e sotme do të jetë përcaktuese.

“Luftë” për një vend që dërgon në finale do të zhvillohet edhe në “BayArena”. Leverkuseni dhe Roma e luajnë ndeshjen e kthimit.

“Giallorossi” triumfoi 1:0 në takimin e parë në stadiumin “Olimpico” por ky rezultat minimal nuk ishte i mjaftueshëm për të siguruar kualifikimin.

Të dy ndeshjet do të zhvillohen nga ora 21:00.