Ballina Lajme Shqipëri Sonte të gjithë sytë nga qielli, spektakli qiellor do shfaqet sërish

Sonte të gjithë sytë nga qielli, spektakli qiellor do shfaqet sërish

Në emisionin “Shqipëria Live”, ishte i ftuar gazetari Gerti Shella.

Marketing

Gerti, ka pasion të fotografuarin e trupave qiellorë. Shpesh në objektivin e aparatit e tij është Hëna, por nuk i ka shpëtuar dhe trendi më i fundit në qiell, satelitët “Starlink”, të ndërtuara nga kompania SpaceX.

Kompania ka dërguar 60 satilitë në orbitën e ulët të Tokës, me qëllimin e vetëm, përmirësimin e cilësisë së internetit. Karvani i satelitëve, sikurse në të gjithë botën, është parë dhe në qiellin e vendin tonë. Por ky fenomen, thotë Gerti, do të përsëritet përsëri në orën 21:40 të mbrëmjes së sotme dhe për ta parë, Gerti thotë se duhet të hedhim vështrimin nga vargmalet e Krujës.

“Tirana nuk ka një det, kështu që Hëna është një hobi shumë interesante për të na shkëputur nga monotonia. Mund të kuptohet se kur do të kalojnë satelitët Starlink. Sot në mbrëmje në orën 21:40 në qiellin e Tiranës, do të shfaqen sërish, të pozicionuara në vargmalet e Krujës. Do të përsëriten sërish në 4:41 të mëngjesit. Unë qëndrova i pozicionuar në kodrinat që ato do të kalonin. Vargu i parë është si një breshëri kallashnikovi, është shumë e vështirë ta fotografosh me zoom të madh. Unë sugjeroj që aparatin ta poziciononi në nivelin e syrit. Ndërsa vargu i dytë është më i ngadaltë. E gjitha është spektakolare”, tha Gerti.

Exit mobile version