Soreide: Mendoj se është në interes të BE-së anëtarësimi i të gjitha vendeve të Evropës

Ministrja e Punëve të Jashtme e Norvegjisë, Ine Soreide sot po qëndron për vizitë pune në Maqedoninë e Veriut. Në takimin me ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov ajo theksoi se është në interes të Evropës që të gjitha vendet e Evropës të anëtarësohen në BE.

Marketing

“Mendoj se është në interes të Evropës të integroj të gjitha vendet, pa dallim çfarë rruge zgjedjin qoftë ajo pë tu bërë anëtare të BE-së apo sikur se ne të zgjedhin marrëveshje me BE-në. Gjithashtu pres që në të ardhmen të ulem afër Nikollës në tavolinën e NATO-s, ku Maqedonia do të bëhet anëtare të plotë e NATO-s. Për shkak se besoj që ju do të jeni mes neve dhe Hollandës”, tha mes tjerash ministrja Soreide.