Sot 24 vite më parë – njëri ndër mashtruesit më të mëdhenj debutoi në Ligën Premier, paraqitja e parë dhe e fundit e Ali Dias

Kanë kaluar 24 vite kur një dhe i vetmi Ali Dia bëri paraqitjen e tij të parë dhe të fundit në Ligën Premier për Southamptonin.

Marketing

Tregimi tashmë i njohur se si Dia kishte mashtruar trajnerin e Saint, Graeme Souness se ai ishte kushëriri i George Wehas, që sapo kishte fituar Topin e Artë dhe çmimin e lojtarit të vitit më 1995.

Ai po ashtu kishte thënë se ka refuzuar kalimin te Paris Saint-Germain, ka luajtur për vendin e tij 13 herë dhe ka shënuar gol.

Edhe pse tregimi i tij ishte fabrikuar, Dia arriti që të nënshkruante kontratë profesionale dhe madje bëri paraqitjen e vetme me Southamptonin.

Më 23 nëntor të vitit 1996, Dia kishte në fanellë numrin 33, duke u futur në fushë si zëvendësues i Matt le Tissie në shtëpi në ndeshjen kundër Leeds, pasi legjenda e Saint kishte pësuar lëndim në pjesën e parë.

Por, ai ishte aq i tmerrshëm sa që u zëvendësuar me Ken Nonkoun në minutën e 85-të, kur ishin duke humbur 2-0 Shumë shpejtë u bë e ditur se Dia kishte mashtruar.

Dia nuk dinte as se si të vraponte në fushë, madje as nuk dinte se si të godiste topin, mirëpo ia doli që të bënte një paraqitje në Ligën Premier dhe Southampton e kishte kujtuar atë me një postim në Twitter në vitin 2016.