Nga 987 testet të bëra në 24 orët e fundit në vend janë diagnostikuar 87 raste të reja pozitive me CoVid-19, ndërsa Shkupi ka pasur gjithsej 40 raste të shpërndara sipas komunave të mëposhtme:
Karposh 6
Qendër 5
Studeniçan 4
Butel 4
Aerodrom 5
Saraj 3
Çair 3
Gazi Baba 3
Gjorçe Petrov 3
Kisella Voda 2
Haraçinë 1
Ilinden 1
Ndërsa 80 teste janë bërë nga skriningu në çerdhet e Shkupit ku sot nuk ka pasur raste të prekur.
Deri më tani janë bërë mbi 38 mijë teste, me gjithsej 3239 të infektuar dhe 1424 raste aktive. Me 5 të shëruarit sot, numri i pacientëve që e mposhtën virusin ka arritur në 1658.