Ballina Lajme Maqedoni Sot dhe nesër pa energji elektrike disa komuna të Shkupit

Sot dhe nesër pa energji elektrike disa komuna të Shkupit

Për shkak të punëve teknike në elektro rrjetin distribuiv, pa energji elektrike sot dhe nesër do të mbesin një pjesë e komunave Gazi Babë, Gjorçe Petrov, Kisella Vodë, Saraj dhe Karposh.

Marketing

Siç informojnë nga QRMK Shkup, sot pa energji elektrike prej orës 09:00-11:00 do të mbesin konsumatorët e rrugëve nr.9 dhe 10 në fshatin Idrizovë, në komunën Gazi Babë, prej orës 09:00-14:30, shfrytëzuesit e një pjese të rrugës “Kiro Fetak” në lagjen Draçevë. Rrugët “Aleksandar Martullkov” dhe “Kërste Germov – Shakir” në Gjorçe Petrov do të jenë pa energji elektrike prej orës 09:00-15:00, ndërsa prej orës 12:00-14:00 pa energji elektrike do të jetë rruga “Millan Mijallkoviq” në rrethinën e shtëpisë me nr. 3, në Kisella Vodë dhe prej orës 12:00-16:00 një pjesë e rrugëve “Balkanska” dhe Zhill Vern”, konsumatorët të cilët shfrytëzojnë nga rrjeti ajror në Kisella Vodë.

Nesër nga ora 08:00-15:00 pa energji elektrike do të jenë konsumatorët e rrugës “Lazar Pop Trajkov”, nr. 25, 27, 29, 3 dhe 33 në komunën Gazi Babë, prej orës 08:45 deri në 10:30 shfrytëzuesit e fshatrave: Arnaqi, Bukoviq, Llaskarcë, Semenishtë, Paniçar, Çajlanë dhe Raoviq në komunën Saraj, ndërsa prej orës 09:00-14:00 pa energji elektrike do të mbetet edhe një pjesë e rrugës “Varshavska” në komunën Karposh.

Exit mobile version