Sot do të vaksinohen deputetët

Ministria e Shëndetësisë njofton opinionin se sot do të vaksinohen deputetët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si pjesë e infrastrukturës kritike të përfshirë me planin nacional për imunizim. Vaksinimi i deputetëve do të realizohet në Sallën A1 Arena në Boris Trajkovski në tre grupe, gjegjësisht prej orës 10 deri në 18:00.

Marketing

Ndërkohë më datë 14 të këtij muaji u vaksinuan shërbimet e kuvendit. Vaksinimi i deputetëve dhe shërbimeve të kuvendit është e rëndësisë së veçantë për funksionimin normal të institucionit më të lartë ligjvënës në vend.