Në shkollat fillore dhe të mesme në Maqedoninë e Veriut sot fillon gjysmëvjetori i dytë.
Pas një muaji pushim, i zgjatur, nxënësit do t’i kthehen gjysmës së dytë të vitit shkollor me prani fizike por duke zbatuar protokolle anti-Kovid.
Kjo nënkupton se nxënësit edhe më tej do të vazhdojnë të mbajnë maska dhe të ruajnë distancën.
Për sot është paralajmëruar edhe fillimi i skriningut në shkolla.
Qëllimi i tij siç kanë sqaruar autoritetet shëndetësore është të detektohet situata me Kovid-19 në shkollat e vendit.