Ballina Sport Sot fillon La Liga, kjo është ndeshja hapëse e sezonit të ri

Sot fillon La Liga, kjo është ndeshja hapëse e sezonit të ri

Me fillim nga ora 21:00 sonte do të zhvillohet ndeshja hapëse e sezonit të ri në La Liga ndërmjet Osasunas dhe Sevillas.

Marketing

Në stadiumin ‘Estadio El Sadar’ sonte takohen në ndeshjen e parë të këtij sezoni në kampionatin spanjoll Osasuna dhe Sevilla.

Të dyja klubet edicionin e kaluar kishin treguar paraqitje të shkëlqyeshme dhe me gjasë pritet të jetë një ndeshje mjaft interesante.

Osasuna sezonin e kaluar kishte kaluar të gjitha pritshmëritë duke përfunduar në pozitën e dhjetë me 47 pikë, ndërsa Sevilla përfundoi në vendin e katërt dhe arriti të sigurojë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për këtë edicion.

Vitin e kaluar njëri takim i kishte takuar andaluzianëve të cilët kishin fituar në shtëpi 2-0, kurse ndeshja tjetër kishte përfunduar pa gola.

Marketing
Exit mobile version