Sot finalja e Wimbledon, Gjokoviq kundër Kyrgios

Sot luhet finalja e madhe e Wimbledon për meshkuj, ku serbi Novak Gjokoviq, përballet me australianin Nick Kyrgios.

Marketing

Gjokoviq deri më tani ka fituar 20 tituj Grand-Slam, ndërsa sot e synon të 21-in, ndërsa Kyrgios ende nuk ka arritur të fitoj një titull Grand-Slam.

Në gjysmëfinale, Gjokoviq mposhti britanezin Cameron Norries, ndërsa Kyrgios mposhti legjendën Rafel Nadal, pasi ky i fundit i tërhoq nga gara për shkak të lëndimit.

Dy finalistët janë përballur mes vete dy herë, në vitin 2017, ku në të dy ndeshjet ka triumfuar australiani.

Ndeshja pritet të filloj nga ora 3 pasdite.