Sot ndërroi jetë nëna e dy dëshmorëve, Enver dhe Imri Elezi

Sot paradite pushoi së rrahuri zemra e nënës së madhe Selime Elezi. Madhështia e saj është se ajo ja fali dy djem atdheut, Enverin në vitin 1981 dhe Imriun në vitin 2001. Ajo qëndroi e fortë deri në frymën e fundit. Fati deshti që derisa ajo ishte gjallë ta ndjen kënaqësinë e emërtimit të shkollës fillore ku mësoi Imriu, me emrin e tij, Imri Elezi.

Marketing

Ajo la pas vete edhe shumë djem e bija që me përkushtim ndjekin amanetin e vëllezërve dëshmorë. Zoti e mëshiroftë e familjes ngushëllime të përzemërta.

Marketing