Sot në vendet më të larta priten reshje të borës, nga e diela në Maqedoninë e Veriut pritet mot më i ngrohët

Sinoptikët për sot njoftojnë mot të ndryshueshëm me vranësira, nga mëngjesi me reshje të përkohshme lokale të shiut, ndërsa në pjesët malore me dëborë që do ta shtojë shtresën e dëborës.

Marketing

Kryesisht në pjesët perëndimore dhe veriore borë e përkohshme do të bie edhe në vendet më të larta. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare, përgjatë Vardarit erë nga veriperëndimi, ndërsa në pjesët perëndimore erë nga ana perëndimore, e cila në disa vende përkohësisht do të përforcohet. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -4 deri në 2 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 5 deri në 12 gradë Celsius.

Në Shkup mot i ndryshueshëm me reshje të përkohshme shiu. Në vendet më të larta në rajon do të bie borë e përkohshme. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie deri në -2 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 6 gradë Celsius.

Nesër do të fillojë stabilizimi i motit dhe do të fryjë erë e përforcuar veriperëndimore.

“Nga e diela vijon periudha e motit relativisht të ngrohtë, përveç në lugina me mjegull ku temperaturat e ditës nuk do të rriten shumë gjatë ditës. Nga e hëna kushtet për mjegull do të rriten”, thonë nga DPHM.

Marketing