Sot pritet të mbahet seanca gjyqësore për Spitalin Modular të Tetovës

Seanca gjyqësore e katërta me radhë për zjarrin në spitalin modular të Tetovës pritet të mbahet sot me fillim në ora 10:00, me ç‘rast të akuzuarit do të dalin para gjykatësit Jordan Velkovski

Marketing

Ish-drejtori i Spitalit të Tetovës, Florin Besimi, ish-drejtori ekonomik i Spitalit të Tetovës- Artan Etemi, përgjegjësi i qendrës për Kovid- Boban Vuçevski dhe Spitali i Tetovës si person juridik janë të akuzuarit për këtë rast.

Gjykimi për spitalin modular të Tetovës ka filluar me 6 shtator, por deri tani tre seanca janë anuluar.