Sot shënohet ditëlindja e Heroit Zahir Pajaziti

Sot është ditëlindja e komandantit të UÇK-së dhe Heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti.

Marketing

Zahir Pajaziti u lind më 1 nëntor të vitit 1962 në fshatin Turuqicë të Podujevës, ndërsa ka rënë dëshmor më 31 janar të vitit 1997 në Pestovë të Vushtrrisë.

Ishte një ndër themeluesit e UÇK-së dhe Hero – dëshmor i luftës së Kosovës. Ai u vra bashkë me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën.

Zahir Pajaziti ishte një ndër komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare Kosovës.

Më 31 janar 2008, në 11 vjetorin e rënies, ish -Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu i akordoi Zahir Pajazitit dekoratën më të lartë shtetërore të Kosovës, Urdhrin Hero i Kosovës.

Për të shënuar këtë datë sot do të mbahet kuvendi themelues i organizatës qytetare “Guerilja Zahir Pajaziti”, këshill ky i përbërë nga ish anëtarë të gueriljes së periudhës 1991 – 1997, familje të heronjve pjesë e gueriljes, bashkëveprimtarë dhe qytetarë.

Ngjarja mbahet me fillim në ora 17:00 në sallën e Institutit Albanologjik në Prishtinë./kallxo.com