Sot spektakël i garantuar, Barcelona-Liverpool

Dy skuadrat ndoshta më spektakolare në botë sot në futboll, Barcelona-Liverpool ndeshen në sfidën e parë gjysëmfinale të Ligës së Kampionëve.

Marketing

Për shumë ekspertë po llogaritet si finale para finales duke patur parasysh ecurinë që kanë në dy kampionatet më të forta në botë, Premierligë e La Liga.

Lionel Messi do të udhëheqë Barcelonën përballë strategjive të famshme që ka Jurgen Klopp. Dy skuadrat nuk kanë çfarë të ankohen pasi që luajn me skuadrat më të mira që kanë.

Në fushë pritet të jenë dy sulmet ndoshta më atomike në botë, Messi-Suarez-Coutinho, përballë Salah-Mane-Firmino.
Poashtu, vëmendja është tek përballja Messi-Van Dijk që po llogariten sot si dy futbollistët më të mirë në botë.
Barqa pritet të startoi me: Ter Stegen, Pique, Lenglet, Semedo, Alba, Rakitiq, Arthur, Busquets, Messi, Coutinho e Suarez.

Ndërkaq Klopp pritet të nisë lojën me Alisson, Van Dijk, Matip, Arnold, Robertson, Henderson, Fabinho, Wijnaldum, Salah, Mane e Firmino./Indeksonline/

Marketing