Sot, duhet të sillet vendim, nëse qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të ecin pa maska në ambient të hapur.
Komisioni për sëmundje ngjitëse duhet të analizojë situatën e fundit me Covid-19, dhe në bazë të saj, do të vendosë Qeveria.
Zëvendësministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani dje tha, se është optimist, duke marrë parasysh gjendjen me Covid-19 dhe uljen e rasteve të reja se javën e ardhshme do të kemi lehtësim të masave, ndërsa heqja e maskave do të jetë tema kryesore./TV21