Ballina Sport Sot zhvillohet derbi i javës në futboll ndërmjet Manchester City – Liverpool

Sot zhvillohet derbi i javës në futboll ndërmjet Manchester City – Liverpool

Në kuadër të xhiros së 31, në Premier Ligë, zhvillohet derbi i javës në futboll në mes Manchester City dhe Liverpool.

Marketing

Manchester City do të jetë nikoqir i Liverpoolit në ‘Etihad Stadium’, për një përballje të shumëpritur nga tifozët e futbollit.

Kjo ndeshje mund të vendos shumëçka, në lidhje me titullin e kampionit.

Ekipi i Pep Guardiolas e kryeson tabelën me 73 pikë, një më shumë se skuadra e Jurgen Klopp.

Në pesë vitet e fundit, të dy skuadrat kanë shënuar një numër të madh golash, në njërën nga ligat më të fuqishme në botë.

City ka shënuar 456 gola, ndërsa ‘Reds’ 403 gjithsej në total në pesë sezonet e fundit, transmeton lajmi.net.

Përveç që të dy ekipet kryesojnë listën për numrin më të madh të golave të shënuar, ata prijnë edhe për numrin më të vogël të golave të pranuar në pesë sezonet e fundit.

‘Citizens’ kanë pranuar vetën 135 gola, ndërsa Liverpool 155 në 182 ndeshje që nga sezoni 2017-18.

Sa i përket rezultateve në pesë sezonet e fundit, ekipi i Guardiolas kanë fituar 140 nga 182 ndeshje të zhvilluara.

Ndërsa, lojtarët e Klopp kanë fituar 125 ndeshje nga 182 gjithsej.

Statistika këto mjaft të mira nga të dy ekipet. Ndeshja e sotme është shumë e rëndësishme, pasi fituesi do të marrë kreun e tabelës.

Ndeshja zhvillohet në ‘Etihad Stadium’ me fillim nga ora 17:30.

Marketing
Exit mobile version