Southgate merr përgjegjësinë: Unë vendosa që Saka ta gjuajë penalltinë vendimtare

Trajneri i Anglisë Gareth Southgate e ka marrë përgjegjësinë e plotë për humbjen nga Italia në finalen e Euro 2020 pasi mori shumë kritika për vendimin e tij që penalltinë vendimtare t’ia besojë të riut Bakayo Saka.

Marketing

Ylli i Arsenalit e gjuajti dhe e humbi penalltinë e pestë e cila ishte vendimtare dhe u mbrojt nga portieri Gianluigi Donnarumma, transmeton lajmi.net.

“Ishte vendimi im për t’i dhënë atij atë penallti, kjo është plotësisht përgjegjësia ime.”, tha fillimisht Southgate.

“Nuk është ai ose Marcus ose Jadon, ne punojmë së bashku, punojmë në stërvitje. Ishte vendim i imi.”

“Ne u përgatitëm sa më mirë për gjuajtjen e penalltive, kjo është përgjegjësia ime, unë i zgjodha djemtë për gjuajtjen e penalltive.”, përfundoi Gareth Southagte.